{"id":11,"date":"2025-11-25T15:01:11","date_gmt":"2025-11-25T15:01:11","guid":{"rendered":"https:\/\/lmsh.al\/new-lmsh\/?page_id=11"},"modified":"2026-01-24T12:02:21","modified_gmt":"2026-01-24T12:02:21","slug":"about-us","status":"publish","type":"page","link":"https:\/\/lmsh.al\/new-lmsh\/index.php\/about-us\/","title":{"rendered":"Rreth Nesh"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\">\u2740<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Muratoria e Lir\u00eb <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Muratoria e Lir\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00eb s\u00eb pari nj\u00eb shkoll\u00eb e mendimit. Ajo \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb evolucioni t\u00eb vazhduesh\u00ebm, q\u00eb e ka latuar nd\u00ebr shekuj si nj\u00eb hapsir\u00eb ku burra t\u00eb elit\u00ebs shoq\u00ebrore mund t\u00eb kultivonin shpirtin dhe mendjen n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb. Lozhat masonike, deri n\u00eb mesin e shekullit t\u00eb XIX, kan\u00eb qen\u00eb kantiere ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e kultur\u00ebs moderne per\u00ebndimore. Vendet euroatlantike i detyrohen asaj p\u00ebr konceptet themelore si liria, barazia, v\u00ebllaz\u00ebria, laiciteti, toleranca, demokracia dhe edukimi. Disa Kushtetuta si ajo amerikane dhe dokumente me r\u00ebnd\u00ebsi historike si Karta e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut jane produkt i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i mendimit masonik. Fuqia e saj intelektuale, rrjeti i gjer\u00eb i solidaritetit dhe shpirti i lir\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Muratorin\u00eb e Lir\u00eb nj\u00eb nga kolonat ku mb\u00ebshtetet e gjith\u00eb stuktura kulturore e qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor\u00eb. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj e kan\u00eb lidhur padrejt\u00ebsisht me konspiracione dhe pushtete okulte, me rite satanike apo veprimtari antidemokratike por ajo, p\u00ebr ata q\u00eb e njohin mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr gj\u00eb. Nj\u00eb ofi\u00e7in\u00eb ku v\u00ebllez\u00ebrit ushtrojm\u00eb zejen e mrekullueshme t\u00eb dijes dhe t\u00eb mendimit. Nj\u00eb fabrik e ideve dhe parimeve shoq\u00ebrore baz\u00eb pa t\u00eb cilat vet\u00eb demokracia nuk do t\u00eb ekzistonte kurr\u00eb. Nj\u00eb ecje origjinale p\u00ebrmes miteve, legjendave, simboleve, alegoris\u00eb dhe riteve p\u00ebr t\u00eb zbuluar veten, tjetrin dhe Zotin. Nj\u00eb rrug\u00ebtim fantastik q\u00eb p\u00ebrdor historin\u00eb, filozofin\u00eb dhe artin p\u00ebr t\u00eb zbuluar realitetet e thella dhe t\u00eb padukshme t\u00eb ekzistenc\u00ebn njer\u00ebzor\u00eb. Muratori autentik, ai i verteti, g\u00ebrmon burgje t\u00eb thella p\u00ebr veset, i nd\u00ebrton tempuj virtyteve dhe punon p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">\u2740<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Parimet filozofike baz\u00eb<\/strong><strong>&nbsp;<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Arkitekti i Madh i Gjith\u00ebsis\u00eb<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pavar\u00ebsisht disa devijimeve jo origjinale dhe t\u00eb m\u00ebvon\u00ebshme, Muratori i Lir\u00eb \u00ebsht\u00eb zakonisht nj\u00eb besimtar i devotsh\u00ebm i cili \u00ebsht\u00eb i bindur p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb Fuqie Transhendentale. Fjala \u201c<em>kozmos<\/em>\u201d do t\u00eb thot\u00eb \u201c<em>rend<\/em>\u201d. Ajo u p\u00ebrdor p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Pitagor\u00eb si nj\u00eb antinomi e fjal\u00ebs \u201ckaos\u201d. Muratori&nbsp; Lir\u00eb k\u00ebt\u00eb rend, pra Kozmosin ton\u00eb, e sheh si dicka t\u00eb gjall\u00eb, e cila merr jete pik\u00ebrisht nga vullneti i nj\u00eb Arkitekti t\u00eb Madh. N\u00eb kushtetuten e vitit 1723, sanksionohet qart\u00eb se \u201c<em>muratori i lir\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ateist budalla<\/em>\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjithsesi Muratoria e Lir\u00eb nuk vendos p\u00ebrkufizime mbi Arkitektin e Madh. Ajo mendon se ne, q\u00ebniet njer\u00ebzore, jemi t\u00eb pamundura p\u00ebr ta njohur deri n\u00eb fund natyr\u00ebn e Tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndaj dhe p\u00ebrcaktimet mbi T\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb kurr\u00eb p\u00ebrfundimtare. Secili murator i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb i ftuar t\u00eb sjell n\u00eb Lozh\u00eb iden e tij mbi Arkitektin e Madh, me t\u00eb vetmin kusht se ai nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb respektoj edhe iden\u00eb q\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb kan\u00eb mbi T\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa e kan\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb si burim t\u00eb Relativizmit. Ne p\u00ebrgjigjemi se vet\u00eb Arkitekti i Madh i Gjith\u00ebsis\u00eb, Krijuesi i Qiellit dhe i Tok\u00ebs, i gj\u00ebrave t\u00eb dukshme dhe t\u00eb padukshme, e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje kur i ka dhuruar njeriut Lirin\u00eb e tij. Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Diktator i interesuar p\u00ebr n\u00ebnshtrimin e verb\u00ebr t\u00eb njeriut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim sot kemi nj\u00eb varietet bindjesh dhe besimesh t\u00eb cilat, p\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb ndryshme, e &nbsp;lidhin Njeriun me T\u00eb. Njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb ftuar t\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb gjitha format p\u00ebrmes t\u00eb cilave Arkitekti i Madh i Gjith\u00ebsis\u00eb ka vendosur ti zbulohet kulturave t\u00eb ndryshme, sipas talenteve respektive.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Tradita e Madhe<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Muratori i Lir\u00eb beson se nuk ekziston nj\u00eb rrug\u00eb e vetme p\u00ebr tek e V\u00ebrteta. Shk\u00ebndija t\u00eb saj mund t\u00eb gjenden tek t\u00eb gjitha metodologjit\u00eb, filozofit\u00eb dhe besimet. E gjith\u00eb historia e njer\u00ebzimit, mitet, legjendat, ritet, simbolet dhe alegorit\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb vet\u00ebvete at\u00eb q\u00eb filozof\u00ebt e quanin <em>Preambula Fidei<\/em>, pra nj\u00eb parap\u00ebrgatitje p\u00ebr takimin me t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn e Amshuar. Nga k\u00ebtu edhe nevoja p\u00ebr ta studiuar dhe kuptuar P\u00ebrvoj\u00ebn, Besimin dhe Dijen njer\u00ebzore n\u00eb t\u00eb gjitha format e saj, pa p\u00ebrjashtim. Muratori i Lir\u00eb beson se nj\u00eb dit\u00eb njer\u00ebzimi do ta gjej k\u00ebt\u00eb t\u00eb V\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrmes Drit\u00ebs s\u00eb Arsyes edhe pse nuk sheh detyrimisht tek Arsyeja t\u00eb vetmen rrug\u00eb p\u00ebr tek e V\u00ebrteta.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Toleranca dhe V\u00ebllaz\u00ebrimi<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga k\u00ebtu nj\u00eb nga konceptet themelore t\u00eb Muratoris\u00eb s\u00eb Lir\u00eb dhe t\u00eb Qytetarimit Per\u00ebndimor\u00eb sot. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnive njer\u00ebzore nuk mund t\u00eb jet\u00eb konflikti, p\u00ebrjashtimi apo lufta p\u00ebr superioritet ideologjik apo religjoz. Konflikti dhe gara, e cil\u00ebsdo p\u00ebrmase, nuk ka kuptim n\u00eb kontekstin e nj\u00eb \u201c<em>rrug\u00ebtimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt<\/em>\u201d. Muratori i Lir\u00eb sheh tek t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit nj\u00eb v\u00eblla. Diskriminimi, i \u00e7far\u00eb do llojsh\u00ebm qoft\u00eb ai, nuk \u00ebsht\u00eb i pajtuesh\u00ebm me Muratorin\u00eb e Lir\u00eb. Respekti p\u00ebr Tjetrin, dialogu gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe toleranca, jan\u00eb p\u00ebr muratorin e lir\u00eb virtytet m\u00eb t\u00eb larta njer\u00ebzore q\u00eb duhen kultivuar me durim dhe k\u00ebmb\u00ebngulje. Ato jan\u00eb vlerat q\u00eb na lejojn\u00eb t\u00eb zbulojm\u00eb tek Tjetri, Arkitektin e Madh t\u00eb Gjith\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Dinjiteti Njer\u00ebzor<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Muratoria e Lir\u00eb ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb aktualisht nj\u00eb nga nxit\u00ebset kryesore t\u00eb <em>Humanizmit<\/em>. Dhe k\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr iden\u00eb e nj\u00eb antropocentrizmi t\u00eb v\u00ebrb\u00ebr dhe naiv por p\u00ebr bindjen se Njeriu \u00ebsht\u00eb arsyeja e Kozmosit dhe Masa e tij. Tek secili nga ne, pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim, gjendet nj\u00eb shk\u00ebndije hyjnore q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb vlefsh\u00ebm dhe unik. Ne besojm\u00eb se subastanca e Njeriut \u00ebsht\u00eb krijuar sipas imazhit t\u00eb Arkitektit t\u00eb Madh. Se brenda nesh gjendet i nj\u00ebjti rend dhe e nj\u00ebjta Drit\u00eb q\u00eb sundon Kozmosin\u00eb e paan\u00eb, me t\u00eb cilin jemi t\u00eb lidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pazgjidhshme. Secili nga ne ka nderin dhe rolin e tij t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb Historin\u00eb njer\u00ebzore, pavar\u00ebsisht kontributit q\u00eb jep n\u00eb shoq\u00ebri. Dinjiteti Njer\u00ebzor\u00eb pra \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm dhe i patjet\u00ebrsuesh\u00ebm n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb dhe mbi asnj\u00eb argument.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00c7do qenie njer\u00ebzore, pa dallim moshe apo kapacitetesh, para se t\u00eb lind dhe madje edhe pasi t\u00eb ket\u00eb vdekur, duhet t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb. &nbsp;Ne besojm\u00eb se secili nga ne ka brenda vetes nj\u00eb Drit\u00eb t\u00eb Amshuar e cila zbehet ose ndizet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kushteve n\u00eb t\u00eb cilat ndodhet. Muratoria e Lir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i cili e amplifikon at\u00eb Drit\u00eb me q\u00ebllim lart\u00ebsimin dhe plot\u00ebsimin e Njeriut. Tjet\u00ebrsimi i njeriut dhe depersonalizimi i tij \u00ebsht\u00eb i papajtuesh\u00ebm me Muratorin\u00eb e Lir\u00eb. P\u00ebr ne shprehja m\u00eb e lart\u00eb e respektit p\u00ebr Dinjitetin Njer\u00ebzor\u00eb \u00ebsht\u00eb respektimi i liris\u00eb s\u00eb tij me kufizimin e vet\u00ebm q\u00eb ajo liri nuk duhet t\u00eb c\u00ebnoj dinjitetin dhe lirin\u00eb e dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Drita e Arsyes dhe Progresit<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ashtu si filozof\u00ebt e lasht\u00eb grek edhe muratori i lir\u00eb beson se jeta ndodhet vet\u00ebm brenda l\u00ebvizjes. Pa l\u00ebvizje nuk ka jet\u00eb. Si pasoj\u00eb, n\u00eb vizionin muratiorian, Njeriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebnie n\u00eb zhvillim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Ai nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj statik dhe as nuk mund t\u00eb mbaj nj\u00eb q\u00ebndrim pasiv ndaj bot\u00ebs q\u00eb e rrethon. Ndryshe rrezikon asgjesimin nga forcat e Natyr\u00ebs. Progresi n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb rruga e tij e vetme. Forma dhe p\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij progresi duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pas e diskutueshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">D\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb njohur dhe kontrolluar bot\u00ebn q\u00eb e rrethon, ne besojm\u00eb se Arkitekti i Madh i Gjith\u00ebsis\u00eb ja ka vendour njeriut n\u00eb zem\u00ebr q\u00eb n\u00eb krijimin e tij. Kjo d\u00ebshir\u00eb legjitime e ka nxitur at\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb eksploroj\u00eb hapsira t\u00eb panjohura por edhe t\u00eb zbuloj\u00eb aty rendin e mrekulluesh\u00ebm q\u00eb sundon universin ton\u00eb. Muratori i Lir\u00eb sheh tek ky rregull kozmik gjuh\u00ebn dhe arsyen e Arkitektit t\u00eb Madh, at\u00eb q\u00eb grek\u00ebt e quanin <em>Logos<\/em>. Ai sheh tek Njeriu mish\u00ebrimin m\u00eb t\u00eb bukur dhe plot\u00eb t\u00eb Logosit. N\u00eb fakt n\u00eb vizionin muratorian Njeriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Mikrokozmos, reflektim i Makrokozmosit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Njeriu pra \u00ebsht\u00eb i ftuar q\u00eb p\u00ebrmes Artit t\u00eb Arsyes ta njoh bot\u00ebn q\u00eb e rrethon. P\u00ebrmes k\u00ebtij procesi <em>gnoseologjik<\/em> muratori i lir\u00eb synon \u00e7lirimin nga ciklet e verb\u00ebra t\u00eb natyr\u00ebs dhe rob\u00ebrimin q\u00eb vjen prej instikteve t\u00eb saj. Ky \u00e7lirim p\u00ebr t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt rebelimi ndaj Arkitektit t\u00eb Madh dhe as nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar apo sfiduar At\u00eb, por p\u00ebrkundrazi nj\u00eb tentativ\u00eb e sinqert\u00eb p\u00ebr tu afruar me T\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">\u2740<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><strong>&nbsp;<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb jesh nj\u00eb Murator i Lir\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh nj\u00eb k\u00ebrkues i vazhduesh\u00ebm i dijes. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh v\u00ebzhgues i mir\u00eb i fenomeneve antropologjike, historike, kulturore, sociale dhe artistike. T\u00eb k\u00ebrkosh mes tyre dhe p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb kuptimin e jet\u00ebs dhe p\u00ebrgjigjet fundore t\u00eb pyetjeve ekzistenciale. T\u00eb nd\u00ebrtosh me to nj\u00eb mendim dhe besim personale. T\u00eb jesh nj\u00eb Murator i Lir\u00eb pra presupozon nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr ngritjen e tempullit vetjak dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb rrug\u00ebtimin e tij mij\u00ebravje\u00e7ar\u00eb Njeriu ka ecur simbolikisht mes \u201c<em>zjarrit<\/em>\u201d. Ekzistenca e tij ka qen\u00eb e karakterizuar nga vuajtje, dhimbje, sakrifica, luftra t\u00eb brendshme dhe n\u00eb fund vdekja. Muratoria e Lir\u00eb, duke pasur n\u00eb thelb nj\u00eb qasje pozitive, ka par\u00eb tek ky \u201czjarr\u201d nj\u00eb proces purifikimi i cili n\u00eb fund ka pasur (dhe ka edhe sot!) si synim fundor nj\u00eb rinovim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore. Ky synim fundor, i njohur nga hermetist\u00ebt mesjetar si INRI (<em>lat<\/em>. \u201c<em>Igne Natura Renovatur Integra<\/em>\u201d), ishte thelbi i shpres\u00ebs masonike se n\u00eb fund Drita Hyjnore, do ta ndri\u00e7onte Njeriun t\u00eb gjente rrug\u00ebn p\u00ebr tu rikthyer edhe njeh\u00ebr\u00eb n\u00eb Kopshtin metaforik t\u00eb Edenit, aty ku ai do t\u00eb jetonte n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me veten, natyr\u00ebn dhe Zotin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2740 Muratoria e Lir\u00eb Muratoria e Lir\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00eb s\u00eb pari nj\u00eb shkoll\u00eb e mendimit. Ajo \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb evolucioni t\u00eb vazhduesh\u00ebm, q\u00eb e ka latuar nd\u00ebr shekuj si nj\u00eb hapsir\u00eb ku burra t\u00eb elit\u00ebs shoq\u00ebrore mund t\u00eb kultivonin shpirtin dhe mendjen n\u00eb liri t\u00eb plot\u00eb. Lozhat masonike, deri n\u00eb mesin e shekullit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"parent":0,"menu_order":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","template":"","meta":{"ngg_post_thumbnail":0,"footnotes":""},"class_list":["post-11","page","type-page","status-publish","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/lmsh.al\/new-lmsh\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/11","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/lmsh.al\/new-lmsh\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/pages"}],"about":[{"href":"https:\/\/lmsh.al\/new-lmsh\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/page"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/lmsh.al\/new-lmsh\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/lmsh.al\/new-lmsh\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/lmsh.al\/new-lmsh\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/11\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":130,"href":"https:\/\/lmsh.al\/new-lmsh\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/11\/revisions\/130"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/lmsh.al\/new-lmsh\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}